Arjan Sala shpallet dëshmor/ Vlerësimi për sakrificën për të shpëtuar kolegët nga zjarri

29/03/2021 11:39
Arjan Sala

Arjan Sala, 32 vjeçari që humbi jetën duke shpëtuar kolegët e tij në magazinën e qendrës tregtare që u përfshi nga flakët u nderua sot me certifikatën Dëshmor i Atdheut.

Në vrap për të shpëtuar punonjësit e magazinës teksa pa flakët, ky është momenti i fundit gjallë i shefit të sigurisë që sakrifikoi veten  për të tjerët në fatkeqësi dhe që familjarët që krenohen me të.

Vizitave për ngushëllim në familjen Sala ju bashkuan edhe përfaqësuesit e qeverisë. Mesditën e sotme për të vlerësuar këtë akt heroik si dhe për t’i dorëzuar titullin dëshmor i atdheut të atit të 32 vjeçarit , ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Top Channel