Një ditë pas pranimit të vaksinave kundër koronavirusit, Kosova ka filluar procesin e vaksinimit.

Vaksinën e parë e mori Kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se është me qëllim të inkurajimit të qytetarëve për t’u vaksinuar me AstraZeneca.

Pas Kurtit, vaksinën e mori shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kosovë, Isme Humolli e infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti.

Në këtë hapje solemne të procesit të vaksinimit, u vaksinua edhe një qytetar mbi moshën 80 vjeçare, i cili kishte bërë kërkesë kohë më parë.

  Ndërsa gjatë ditës së martë, pritet të vazhdoj vaksinimi i stafit tjetër shëndetësor i Klinikës Infektive dhe klinikave të tjera që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19, të një pjesë të qytetarëve mbi moshën 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike.

Kosova aktualisht ka 24 mijë doza të vaksinave të pranuara donacion përmes programit Covax, dhe vazhdon të mos ketë asnjë marrëveshje me kompanitë prodhuese.

 

 

Top Channel