Banorët e komunës së Preshevës votuan sot në zgjedhjet e parakohëshme lokale, ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal. Gjithsej 41600 votues mund të zgjedhin nga shtatë subjekte politike, që aspirojnë të jenë pjesëmarrës në ushtrimin e qeverisjes vendore për katër vitet e ardhshme. Në garë janë gjashtë parti shqiptare dhe një listë serbe.

Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës.

“Unë uroj për një proces të mbarë dhe demokratik të zhvillohet sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës. Uroj që qytetarët e komunës së Preshevës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duke shprehur një pjekuri dhe maturi politike të përfundojë procesi mbarë ashtu siç e meriton komuna e Preshevës.

Për postin e kryetarit të komunës në garë janë edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

“Ne sot po përfundojmë një udhëtim, një odise që ka filluar qysh më herët…… të bashkohemi në ndryshomin pozitiv dhe vazhdimësisë së qytetit tonë, i cili duhet të përqafohet nga të gjithë në mënyrë prelibishitare

“Para se gjithash në situata që jemi një pushtet kundër Covid-19. Një pushtet për arsim më të mirë dhe zhvillim të bujqësisë, ekonomisë së vogël dhe të mesme.

Kuvendi komunal i preshevës u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020, për arsye se nuk është mbajtur asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

Top Channel