Vaksinimi në Librazhd/ Procesi po vijon me vaksinën kineze! 11 mijë doza në gjithë qarkun e Elbasanit 

28/03/2021 11:13

Në të gjithë qarkun e Elbasanit ka nisur sot vaksinimi masiv i moshës së tretë.

Personat mbi 70 vjeç tashmë do të vaksinohen. Janë 11 mijë vaksina në dispozicion të moshës së tretë në qarkun e Elbasanit. Ndërsa vetë të moshuarit shprehen të lehtësuar që ky proces, më në fund, nisi.

Vaksinimi do të përfshijë të gjithë moshën e tretë, ndërsa për zonat e largëta malore do të mendohet edhe sigurimi i transportit. Nuk i hiqet e drejta e vaksinimit atyre personave që sot kanë frikë apo shkaqe të tjera për të mos e bërë vaksinën. Një mundësi e dytë do tu jepet atyre më vonë.

Top Channel