400 korçarë parashikohet të marrin sot dozën e parë të vaksinës kineze.

19 qendra shëndetësore janë furnizuar për të vazhduar nesër vaksinimin, sipas listave, ku qytetarët do të njoftohen në mënyrë sistematike për të bërë vaksinën. Një pjesë e të moshuarve janë vaksinuar tashmë dhe një pjesë tjetër është në pritje.

E bëmë, jemi mirë shumë, bashkë me bashkëshortin u vaksinuam, deri tani nuk kemi probleme ndjehemi më mirë”, tha një e moshuar, pasi u vaksinua në Korçë.

E kryem jemi mirë, jemi shumë të kënaqur, s’kemi asnjë shqetësim”, tha një tjetër e moshuar.

Top Channel