Edhe në Durrës ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve.

Interesi ka qenë i madh edhe pse ditë e dielë, të moshuarit kanë qenë të interesuar që të imunizohen.

Vaksinimi po realizohet pranë qendrave shëndetësore të Durrësit dhe Shijakut, ku po marrin dozën moshat mbi 80 vjeç, ende nuk ka nisur në moshat 70 vjeç.

Një i moshuar prek me deklaratën e tij  për Top Channel.

Gazetarja: Si ndjeheni?

 I moshuari: Mirë fare jam, nuk kam asnjë problem, njëherë vendosa që nuk do ta marr se boll rrojta, por pastaj vendosa që ta bëj, u pendova, po vdiqa, vdiqa. Jeta është e dhembshur.

Gazetarja: Po tani si jeni?

I moshuari: Jam mirë siç kam qenë.

Top Channel