Sot do të nisë vaksinimi masiv i të moshuarve nga mosha 70 vjeç.

Ata janë thirrur nga mjekët e familjes, për tu paraqitur në qendrat që do hapen në çdo qytet. Në Tiranë po ngrihet një kamp me çadra në sheshin Skënderbej.

Ndërkohë në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ministrja Manastirliu ka thënë se synohet që të arrihet shifra e 10-15 mijë vaksinimeve në ditë.

Manastirliu: Tashmë po ngrihen dy stenda të mëdha që do kryhet vaksinimi masiv për një grupmoshë kemi ambicien për të bërë 10 mijë vaksinimi në ditë në të gjithë Shqipërinë. Përveç vaksinimi +80. Edhe për ata +70 do vijojë vaksinimi. Tirana është e madhe dhe e populluar. Ajo që ndodh në qendrat shëndetësore. Kemi nevojë të shtrihemi edhe më tej. Nga 10-15 mijë vaksinime në ditë. Kemi arritur që të kemi një numër të mirë vaksinash. Mënyra që do të lajmërohen për tu futur në listë do të jetë nga mjeku i familjes. Aty do të trokas qytetari. Ai do jetë lajmësi sipas rendit të moshës. Edhe të mundet të aplikojnë dhe të dinë datën e vaksinimit të bëjnë kërkesë. Nga dita e hënë do të jetë tek “E-Albania” për kërkesë për vaksinim.

“Kemi ecur sipas grupmoshave. Mjekët, mësuesit dhe pedagogët apo edukatorët. Pika tjetër është vijimi me grupmosha. Do të zbresim në ditët në vijim.”

Manastirliu ndër të tjera ka thënë për Top Channel se të hënën do të firmoset një marrëveshje për 11 milion euro grant për lëvrimin e vaksinave që mbulon BE.

“Lajmi i mirë pritet që BE të jap për rajonin 651 mijë vaksina të Pfizer, përgjatë muajit prill. Të hënën firmosim marrëveshje 11 milion euro grant. Për sa i përket procesin e vaksinimi që BE mbulon. Parashikon një shpërndarje vaksine sipas popullatës. Rrit sasinë e vaksinave. Po në prill jemi në pritje të marrëveshjes me Pfizer apo me Covax. Po ashtu edhe me Sinovac.” ka thënë Manastirliu për Top Cahnnel.

Top Channel