“Shikoja diçka që rrotullohej në dhomë ”/ Bledi Mane rikthehet në “E Diell”, tregon si përjetoi infektimin me Covid 19

28/03/2021 12:59

Bledi Mane u infektua me Covid 19 dhe pasi rikthimit në studion e emisionit “E Diell”, tregon si e përjetoi sëmundjen.

Pasi bën thirrje për të treguar kujdes, Mane rrëfen ditët e infektimit. “Më e tmerrshmja ishte gjatë natës, isha me temperaturë 39.5 dhe ndeshesha me ëndrra të frikshme, më dukej se rrotullohej në dhomë qeliza e virusit,  Covid. Direkt pasi hapja sytë, më krijoheshin vibracionet e ngjyrave dhe dukej që kishte ardhur te pallati im, por thosha mos të shkojë virusi në ‘Trotuar’ e të mos kapë vajzat e bukura”, përfundon me humor.

Ai quan groteske, disa telefonata, që merrte nga njerëzit. “Më groteskja është që kur isha i shtrirë në krevat, telefoni nuk pushonte dhe njerëz që ankoheshin pse nuk mbajta fjalën për kafe, pse nuk mbajta premtimin, ndërkohë që isha në atë gjendje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA