Foto/ Dua Lipa viziton “La Bombonerën”, ylli shqiptar i muzikës merr dhuratën e veçantë nga legjenda argjentinase si kundërpërgjigje ndaj rivalëve
“Nostalgji muzikore” është kthyer në një ndër rubrikat më të dashura të së Diellës, duke sjellë çdo javë personazhë të njohur të skenës shqiptare.
Këtë herë ishte i ftuar këngëtari Robert Berisha, i cili foli gjerësisht mbi jetën e tij dhe jo vetëm.
Ai është komentuar shumë së fundmi për një lidhje me modelen italiane Maria Bove.
I pyetur në lidhje me këtë, këngëtari tha se nuk ka me modelen asgjë tjetër përtej miqësisë, teksa u shpreh se:
“Kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ka ardhur për punë në Kosovë … Deri te ajo puthja që ka ndodhur me të, s’kam pasur bateri në telefon dhe s’e kam parë për t’i thënë që ta fshijë sepse nuk është ndonjë gjë e madhe” – sqaroi Berisha.
Kush do të jetë i ftuari i javës së ardhshme, dhe çfarë të rejash na presin?
E zbulojmë të dielën, si gjithmonë vetëm në ekranin e Top Channel.
Top Channel