Rama kujton kohën kur erdhi në krye të bashkisë Tiranë: Kishte vetëm 78 llampa në qytet…

28/03/2021 13:41

Kryeministri, Edi Rama foli për kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës, teksa diskutonte me banorët e Kombinatit.

Rama kujtoi se në kohën kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë kishte gjetur vetëm 78 llamba që ndriçonin në kryeqytet, ndërsa shtoi se të tjerat ishin djegur.

Më kujtohet kur erdha në krye të bashkisë së Tiranës kishte vetëm 78 llampa që ndriçonin në Tiranë. Kishte shtylla që qëndronin kot pa drita. Po ashtu dhe kjo fushë ku gjendemi sot është ndërtuar në atë kohë. Në atë kohë kur ne filluam që të punojmë për të nisur një transformim që dukej i pamundur.

Kryeministri shton se tashmë vendi ka sfida të tjera. “ Sot është kohë tjetër, problemet e sfidat janë të tjera. Është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se realisht nuk ka kohë për të kthyer kokën pas dhe për të bërë hapa pas. Një hap para dy mbrapa, kjo ka qenë historia e 100-dra viteve. Këto tani janë hapa të një maratone, dhe jo të një sprinti. Përpjekja për Shqipërinë është maratonë“.

Top Channel