Nis vaksinimi masiv në Tiranë/ Në sheshin “Skënderbej” morën dozën e parë të vaksinën kineze të moshuarit 70+

28/03/2021 18:50

Të moshuarit 70 deri 79 vjeç kanë nxituar drejt Sheshit Skënderbej këtë të dielë, ku ka nisur vaksinimi masiv në të gjithë vendin.

Mjafton të ishte kontaktuar mjeku i familjes dhe në çadrën që i përket qendrës shëndetësore paraqitesh për disa të dhëna rreth shëndetit e më pas injektohet vaksina kineze Sinovac e cila është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore .

Në ndihmë të bluzave të bardha ka edhe infermierë dhe mjekë nga Forcat e Armatosura.Në ditën e parë duket se gjithçka ka qenë e organizuar mirë pasi mjeku i familjes koordinon ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i moshuari. Po çfarë ndodh kur nuk e di kush është mjeku i familjes?

Në Sheshin Skenderbej janë planifikuar të kryhen 1000 vaksina në ditë dhe ndonëse në ditë me diell Sinovac nuk riskon nga temperaturat thonë specialistët.

Në Tiranë u vaksinuan rreth 3000 të moshuar gjatë ditës së dielë , 1000 në Sheshin Skënderbej dhe pjesa tjetër nga qendrat shëndetësore ndërkohë që në të gjithë vendin synimi ishte 10 mijë vaksina.

Top Channel