Ndërgjegjësim për ambientin/ Qytetet e botës fikin dritat në ‘Orën e Tokës’

28/03/2021 11:45

Monumente të famshme në qytete të ndryshme të botës, si në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro, kanë mbyllur dritat mbrëmjen e shkuar për të rritur ndërgjegjësimin e popullatave për çështjen e ambientit.

Ora e tokës, është një event i përvitshëm global i organizuar nga  Fondi Botëror për natyrën.

Eventi i këtij viti nxori edhe një herë në pah lidhjen mes shkatërrimit të natyrës dhe rritjes së shpërthimit të sëmundjeve siç është edhe Covid 19.

Në Londër, shtëpia e parlamentit, rrota panoramike, Syri i Londrës, rrethrrotullimi i famshëm Piccadilli, ishin mes siteve që shuan dritat.

Në Paris, kulla Eifel u zhyt në errësirë, por kishte pak njerëz që e shihnin spektaklin pasi i gjithë vendi është nën ndalim qarkullimi që nga ora 19 e mbrëmjes. Kulla gjigande metalike ka qenë e mbyllur që nga 30 tetori, për shkak të pandemisë. Ndërsa në Romë, dritat u fikën në Koloseumin 2 mijë vjeçar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA