Mikrobusi i djegur

Një mikrobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në në lagjen “1 Maji në qytetin e Vlorësl pasi në oborrin e një banese ka rënë zjarr.

Flakët kanë përfshirë edhe një makinë që ishte parkuar pranë tij.

Top Channel ka siguruar pamjet e mjeteve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Mikrobusi është djegur në pjesën më të madhe të tij, ndërsa makina tip ”Pegeot” është shkrumbuar në pjesën e pasme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Vlorë

Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel