Kalonin rrugën me mendjen tek telefoni. Makina përplas dy kalimtarët në Lushnje

28/03/2021 19:44

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes, pranë shkollës 18 tetori.

Mësohet se një makinë tip benz ka përplasur 2 persona.

Sipas informacioneve të para të aksidentuarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

të dy ata kanë qenë duke kaluar në vijat e bardha duke përdorur celularin dhe nuk kanë vënë re makinën e cila po vinte nga krahu i majte i tyre.

Edhe pse drejtuesi i mjetit ka manovruar nuk ka mundur tq shmangë përplasjen.

Top Channel