(Fotot) Vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, 20 tenda, ku qytetarët presin në radhë për të marrë dozat anti Covid

28/03/2021 10:49

Sot ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë në qendër të Tiranës.

Vaksinimi në shesh do të vijojë paralelisht me vaksinimin në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Qytetarët janë njoftuar nga mjeku i familjes për të marrë vaksinën.

Janë vendosur 2 çadra të mëdha në shesh, ku në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura, që do të jenë të gadishmëri për çdo rast.

Rama tha se është i bindur se vaksinimi i të gjithë popullatës do të mundësohet pranverën e ardhshme, por edhe theksoi se mund të realizohet më përpara. Kryeministri theksoi se nuk do të kërkohet një pasaportë vaksinimi nga turistët gjatë sezonit në vend.

“Pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme do të vijojmë punën, besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë i lehtësuar, mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar gjithë popullata, por mund ta bëjmë edhe më parë. Do të jemi me 4 turne, mos u qani hallin atyre që mezi e kanë pritur këtë ditë sepse ndihen shumë të çliruar psikologjikisht. Jeta e tyre është shtrënguar në mënyrë të jashtëzakonshme, çlirimi i tyre është kënaqësia më e madhe qëkur jam marrë me politikë. Nuk do të kërkohet vaksinimi për turistët”, tha Rama.

Qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe së fundmi edhe me Sinonavac.

FOTO GALERI
6/53

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA