Suezi drejt zhbllokimit/ Pronarët e anijes së ngecur: Mund të zhvendoset sot

27/03/2021 13:09

Anija gjigande që po mban të bllokuar kanalin e Suezit, mund të lirohet shpejt thonë pronarët japoneze të saj të cituar nga DW.

Yukito Higaki, president i Shoei Kisen, njoftoi se 10 rimorkiatorë janë dërguar në zonë, e priten zhvillime. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar asistencën e tyre, përfshirë këtu dhe një skuadër ekspertësh të marinës amerikane. Turqia gjithashtu u tregua e gatshme të dërgojë një rimorkiator tejet të fuqishëm.

E shtyrë nga erëra të fuqishme. Ever Given, 400 metra e gjatë e bllokoi kanalin e Suezit në të gjithë gjerësinë e tij duke detyruar shumë anije të tjera të ndryshonin kursin e lundrimit e të ndjekin rrugën rreth Afrikës, përmes Kepit të Shpresës së Mirë. Kompania së cilës i takon anija thotë se lajmi i mirë është që ajo nuk po merr ujë.

Nuk ka probleme as me timonin, e as me helikat dhe në momentin që do të jetë në gjendje për lundrim, do të arrijmë ta drejtojmë. Po vazhdojmë punën për heqjen e sedimenteve, e po përdorim edhe pajisje shtesë”, thanë drejtues të saj. Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë, Jen Psaki tha se SHBA po e ndjek situatën nga afër, teksa numri i anijeve që presin në hyrjen jugore të kanalit, po rritet ndjeshëm. Ekspertët thonë se kjo gjendje do të prekë oraret e lundrimit në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA