Shijak, mbarojnë 567 shtëpi të reja/ Kryeministri inspekton projektet dhe ndjek nga afër vaksinimin e mësuesve

27/03/2021 19:32

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku ka përfunduar ndërtimi i të gjithë banesave individuale te dëmtuara nga tërmeti. Në këtë bashki 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. Dy kryefamiljarët e fundit i morën  çelësat në dorë nga shefi i qeverisë.  

Në Shijak po ecën me ritme të shpejta edhe procesi i vaksinimit i mësuesve.

Pas Shijakut, ndalesa e Kryeministrit ishte Fusha Kruja  ku po ndërtohet një lagje e re rezidenciale me 128  shtëpi të reja të cilat do të jenë  gati  në Maj, pasuar nga   15 pallate  të cilat do jene gati ne vjeshte.

Top Channel