Pamje të rralla të tre nëndetëseve bërthamore ruse që dalin njëkohësisht në sipërfaqe duke thyer akujt Arktikë (foto-video)

27/03/2021 16:18

Tre nëndetëse bërthamore ruse kanë dalë në sipërfaqe pranë njëra-tjetrës, duke thyer akullin pranë Polit të Veriut, si pjesë e manovrave ushtarake madhore të Rusisë në Arktik.

Kreu i marinës ruse tha se kjo ishte hera e parë që flota e tij e bënte këtë, duke shënuar vendosmërinë në konkurrencën gjeopolitike për rajonin strategjik.

Më 26 mars 2021, ministria ruse e mbrojtjes publikoi imazhet e rralla si pjesë e manovrave Umka-2021 (Umka do të thotë ‘ari polar’) edhe pse deri tani Kremlini nuk kishte njoftuar pjesëmarrje të nëndetëseve në manovrat e nisura prej datës 20 mars.

Në pamje shihet gjithashtu një prej nëndetëseve që lëshon një silur nga poshtë akullit.

Në pamje duket se shihen nëndetëset ruse të kategorisë Delta IV dhe një tjetër tip i njohur si 667BDRM Delfins.

Të dy tipet janë të armatosura me raketa RSM-56 Bulava dhe deri në 16 raketa R-29RMU Sineva.

Dy gjuajtës të rëndë MiG-31A të mbështetur nga një çisternë ajrore Il-78 fluturonin në manovrat e Polit të Veriut, së bashku me trupa në terren që praktikoheshin në kushtet ekstreme të zgjedhura për manovrat Umka-2021.

“Tre nëndetëset bërthamore dolën njëkohësisht në sipërfaqe në një distancë prej rreth 300 metra për herë të parë në historinë e marinës ruse”, tha Admiral Nikolai Yevmenov për presidentin Vladimir Putin më 26 mars.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA