Irani dhe Kina pritet ta nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi që thuhet se do të jetë në fuqi për 25 vjet.
Detajet e ujdisë ende nuk janë bërë publike, por pritet që ajo të përfshijë investime të shumta kineze në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës së republikës islamike.
Kina është partnerja kryesore tregtare e Iranit dhe tregu kryesor për eksportet iraniane të goditura rëndë nga sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Said Khatibzadeh sqaroi se kjo marrëveshje përfshin komponentë “politikë, strategjikë dhe ekonomikë”.Iranianët kanë akuzuar zyrtarët se po fshehin detajet e kësaj marrëveshjeje dhe kanë frikë se me këtë pakt, Teherani do të bëjë shumë koncesione ndaj Pekinit.
Irani viteve të fundit është drejtuar ndjeshëm nga Kina pas përballjes me presionin në rritje të SHBA-së, që e ka izoluar regjimin e ajatollahëve. Trumpi ka aplikuar politikën e “presionit maksimal” ndaj Teheranit dhe ndaj programit të tij bërthamor. Ndërkohë që administrata Biden duket e sheh Kinën si sfidën më të madhe për politikën e jashtme amerikane, e pohuar kjo sekretari i shtetit Antony Blinken, i cili kërkoi përpara pak ditësh që aleatët e Natos të krijojnë një front të bashkuar kundër Pekinit.
Top Channel