Pjesa më e madhe e qyteteve në Angli, kanë regjistruar zero viktima nga Covid për herë të parë në gjashtë muaj.
Numri i viktimave në të gjithë vendin pësoi rënie për të 5-tën javë radhazi. Shëndeti Publik në Angli, tha se numri i rasteve me Covid ka pësuar rënie- në të gjitha grupmoshat përveç nxënësve të shkollës, të cilët panë një rritje modeste.
Infeksionet tani janë më të larta midis fëmijëve të moshës dhjetë deri në 19 vjeç. Shkalla e infeksionit u rrit nga 39.9 në 63.5 për 100,000 persona të moshës pesë deri në nëntë vjeç, por të gjitha grupmoshat e tjera kanë treguar rënie nga java në javë.
Pas shpërndarjes së vaksinave, numri i rasteve pozitive të personat e moshës 70 deri 79 vjeç ka pësuar rënie, me 13.3 për 100,000 banorë.
Top Channel