Zjarri ndërpret mësimin/ Paskuqan, mësuesit nxjerrin fëmijët jashtë pas defektit elektrik

26/03/2021 19:45

Pankarta mikpritëse në hyrje të shkollës 9 vjeçare lidhja e Prizrenit nuk lexohet e plotë për shkak të zjarrit që ka rënë  në ballkonin e këtij institucioni arsimor për shkak të shkëndijave elektrike ka bërë masë te automati.

Si rrjedhojë është ndërprerë mësimi dhe nxënësit kanë dalë jashtë.

Nxënësit: U trembëm. Mësuesit na nxorën jashtë derisa erdhën prindërit e ikëm.

Prindi: Shiko si më dridhet trupi se isha e para dëshmitare kur po prisja fëmijët edhe shpërtheu kabulli… i lajmërova të gjithë dilni jashtë…

Top Channel