27/11 22:59
Bien poshtë të gjitha sugjerimet që e bënin Xabi Alonson trajner të Borussias së Moenchengladbachut, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Nga Spanja vjen konfirmimi se ish-mesfushori i Liverpoolit, Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut ka vendosur të qëndrojë te Real Sociedadi edhe gjatë sezonit të ardhshëm.
Alonso do të mbetet në krye të skuadrës B të Real Sociedadit, pasi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022.
Top Channel