Pamje të rënda të aksidentit hekurudhor me 32 të vrarë e 60 të plagosur në jug të Egjiptit (fotot)

26/03/2021 15:22

Dy trena pasagjerësh janë përplasur sot në jug të Egjiptit duke lënë dhjetra të vdekur e shumë të plagosur teksa disa vagonë dolën jashtë binarëve.

Të paktën 32 vdiqën nga përplasja në provincën Sohag, 350 km në jug të kryeqytetit Kairo, kur “individë të panjohur” tërhoqën frenat e emergjencës në trenin që udhëtonte drejt Aleksandrisë, duke e bërë të ndalonte në mes të binarëve.

Pak më vonë një tjetër tren goditi atë tragjikisht me të gjithë forcën nga prapa, duke nxjerrë nga binarët dy vagonë të trenit të parë, ndërsa të tjerë mbetën të shkatërruar nga forca e impaktit. Të paktën 66 njerëz janë lënduar.

Shumë vagone u shtrembëruan e dolën nga binarët nga forca e përplasjes, teksa banorë vendas nxitonin të ndihmonin të mbijetuarit.

Kalimtarët ndihmuan gjithashtu në largimin e trupave të viktimave nga binarët, duke i mbuluar ato me batanije.

Sistemi hekurudhor i Egjiptit ka një histori të gjatë pajisjesh të pa mirëmbajtura dhe menaxhimi të dobët.

Shifrat zyrtare tregojnë se 1,793 aksidente hekurudhore kanë ndodhur prej 2017 në të gjithë vendin.

Presidenti Abdel-Fattah tha se po monitoronte situatën dhe se përgjegjësit do të jepnin llogari.

FOTO GALERI
1/15
Dy trena pasagjerësh janë përplasur sot në jug të Egjiptit duke lënë dhjetra të vdekur e shumë të plagosur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA