Padia e PS-së për kandidatët demokrat, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e KQZ, afron me dy ditë datën e shqyrtimit

26/03/2021 20:47

Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së KQZ afron me 2 ditë, datën e shqyrtimin të Partisë Socialiste për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

Paradite u njoftua se seanca do të mbahej me datë 31  ora 11:00 por KQZ përmes një shkrese i kërkoi Kolegjit të shqyrtonte sa më parë  kërkesë padinë e socialisteve, e cila do mund t’i hapte rrugë miratimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Tashmë më 29 mars, Kolegji  Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e depozituar nga ana e PS-së.

Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për t’i pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.

Top Channel