Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut.
Ai ka thënë se është paralajmëruar më parë se nga sëmurja në burg mund të përfundojë me fatalitet.
“Dikur Mikhail Khodorkovsky, që ka qëndruar 10 vjet në burg më ka thënë: Gjëja kryesore është që të mos sëmurësh aty”, ka thënë Navalny përmes një postimi në Instagram më 26 mars, duke iu referuar pronarit të ish-gjigantit të kompanisë së naftës Yukos, i cili ka kaluar një dekadë mbrapa grilave.
Ai është dënuar në dy raste kontroverse.
“Askush nuk do të kujdeset për ty. Nëse sëmureni seriozisht, do të vdisni”, ka cituar Navalny fjalët e Khodorkovskyt.
Navalny, 44-vjeçar aktualisht është në një burg 60 kilometra larg Moskës.
Burgu ky gjendet ai njihet si ndër më të ashprit në Rusi.
Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit është kthyer në çështje për diskutim më 24 mars, pasi aleatët e tij kanë thënë se kanë qenë të shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të burgut të qartësojnë gjendjen e tij.
Më 25 mars, gruaja e Navalny i ka kërkuar Kremlinit që ta lirojnë burrin e saj, në mënyrë që ai të trajtohet nga mjekë “që ai u beson”, derisa burgimin e tij e ka konsideruar “hakmarrje personale” të presidentit rus, Vladimir Putin.
Të njëjtën ditë, avokatët e Navalnyt e kanë takuar atë dhe kanë raportuar se ai është në gjendje “jashtëzakonisht të pafavorshme”, për shkak të dhimbjeve në shpinë dhe këmbën e djathtë.
Ndërkohë, Nabila Massrali, zëdhënësja shefit për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell, i ka konsideruar “shqetësuese” raportimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt.
“Autoritetet ruse duhet t’i japin Navalnyt qasje në kujdes shëndetësor dhe t’iu japin qasje avokatëve ta takojnë atë”, ka thënë Massrali, duke shtuar se BE-ja vazhdon të bëjë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.
Navalny është ndalur në aeroportin e Moskës në muajin janar, pak pasi ka arritur atje nga Berlini, ku është shëruar nga çka laboratorët perëndimorë e kanë konsideruar agjent nervor të kategorisë Noviçok.
Ai është sëmurë në gusht të vitit 2020.
Navalny ka thënë se tentimi për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, pretendon që kundërshton Kremlini.
Një gjykatë në Moskë ka dënuar atë në muajin shkurt, duke thënë se në kohën sa ka qenë duke u shëruar në Gjermani, Navalny ka shkelur rregullat e një dënimi me kusht, që lidhet me përvetësim.
Përkrahësit e Navalnyt besojnë se padia ndaj tij është e motivuar politikisht, shkruan Rel.
Atij i është shqiptuar dënimi me burg prej 2 vjetësh e gjysmë.
Top Channel