ILD merr videon e sherrit në Vlorë/ Avokati Kujtim Cakrani: Gjyqtari Bevis Shehaj, i paaftë, vendime politike

26/03/2021 19:49

Burime nga gjykata e Vlorës i thanë Top Channel se inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë kanë marrë në dorëzim një video e cila tregon marrëdhënien e tensionuar mes gjyqtarëve Ken Dhima dhe Bevis Shehaj.

ILD nisi një hetim në gjykatën administrative të Vlorës pasi u publikuan lajmi se mes dy gjyqtarëve kishte një konflikt, edhe fizik. Ndërkohë që marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka krijuar probleme edhe për vetë qytetarët. Avokati Kujtim Cakrani është në dijeni të këtij konflikti.

Kujtim Cakrani: Kam dijeni në mënyrë të tërthortë, jo direkte për një konflikt mes këtyre dy gjyqtarëve. Konflikti ka lindur për shkak se gjyqtari Shehaj ka denoncuar në institucionet e drejtësisë kolegun e vet. Rasti i tyre është i veçantë pasi përbëjnë një trupë gjykuese për të cilën duhet të paraqiten të tre në seancën gjyqësore.

Avokati komenton edhe punën e dy gjyqtarëve me të cilët ka një marrëdhënie pune.

Kujtim Cakrani: Dhima është një gjyqtar i vjetër dhe natyrisht cdo gjyqtar ka mungesa të justifikueshme. Shehaj është i ri, për mua krejtësisht i paaftë, merr vendime politike, është jo objektiv në zgjidhjen e problematikës.

Ai është i ashpër veçanërisht me avokatin Bevis Shehaj dhe ka një thirrje për organet e vettingut.

Kujtim Cakrani: Kam shumë kolegë të cilët i kam verifikuar. Është gjyqtar që nuk jep drejtësi, nuk kam asgjë personale me të dhe kërkojmë të vendoset drejtësia.

Top Channel