Gjermania ‘blindon’ kufirin/ Frikë nga vala e tretë, ashpërsohen kontrollet

26/03/2021 20:31

Frika e një vale të tretë të koronavirusit ka hedhur rrënjë fort në Gjermani.

Instituti i shëndetit publik, Robert Koch paralajmëroi se vendi mund të përballet me 100,000 infektime nëse situata nuk vihet nen kontroll, e kjo duke nisur nga kufiri me Francën.

“Pandemia në Gjermani po shpërthen më shpejt nga sa mendohej”, pohojnë ekspertët. Për këtë arsye është vendosur që në kufi të ashpërsohen kontrollet e po ashtu, që nga dita e martë, personave që mbërrijnë atje em avion do tu kërkohen të paraqesin një test negativ të koronavirusit. Në Gjermani, numri i rasteve të reja ka mbërritur në 20,000 në ditë, e kjo sipas ministri gjerman të  Shëndetësisë Jens Spahn mund të sjellë rrezikun e mbingarkimit të sistemit shëndetësor në muajin prill”.

Gjermania është një prej vendeve të Bashkimit Europian, ku numri i të infektuarve me koronavirus është rritur shpejt këtë javë. Shkalla e vaksinimit kundër Covid 19 në Europë vazhdon të mbetet e ulët për shkak të vonesave në dorëzimin e vaksinave.Në Gjermani, rreth 10 për qind e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Spahn i bëri thirrje gjermanëve që të mos udhëtojnë për Festën e Pashkëve dhe të minimizojnë kontaktet e tyre me njerëzit tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA