Efektet anësore serioze pas vaksinimeve kundër koronavirusit janë ende një përjashtim absolut. Pas pothuajse nëntë milionë vaksinimesh, Instituti Paul Ehrlich (PEI), përgjegjës për sigurinë e vaksinave në Gjermani, përmendi një kuotë prej vetëm 0.3 problemesh të rënda për 1000 doza vaksinash.
Vaksinimet janë “një masë efektive për të frenuar pandeminë e Coronas dhe për të mbrojtur veten nga virusi i Coronas”, thotë raporti i fundit i sigurisë. Sipas Institutit Robert Koch, deri në 12 Mars në Gjermani u injektuan 8.8 milionë vaksina: rreth shtatë milionë me BioNTech/Pfizer, pothuajse 300.000 me Moderna dhe 1.5 milion me AstraZeneca. 19 mije hëre u raportuan efekte anësore të dyshuara ose komplikacione pas vaksinimit.
Reaksione serioze anësore janë raportuar 2.287 herë. Efektet anësore cilësohen serioze, sipas Institutit Paul Ehrlich në ato raste “në të cilat njerëzit mjekohen në spital ose kur reaksionet janë klasifikuar si të rëndësishme mjekësore”. 1728 prej këtyre rasteve kishin të bënin me BioNTech/Pfizer, 113 me Modernan dhe 352 me AstraZeneca.
E parë si përqindje, d.m.th. në lidhje me dozat e injektuara, më pak raste të dyshuara si serioze u raportuan pas vaksinimeve me AstraZeneca, sesa me dy vaksinat e tjera. Pas ndalimit të përkohshëm të vaksinimeve me AstraZeneca, në veçanti priteshin raporte të trombozës së venës sinusale. Sipas PEI, deri më 19 Mars u raportuan 14 raste të tilla të dyshuara. Dy paciente vdiqën.
Dy raste të tjera të dyshuara u raportuan pas vaksinimit me vaksinën BioNTech/Pfizer. Autoritetet sqaruan se studime të mëtejshme po kryen për të sqaruar lidhjen e mundshme me vaksinimin.
Top Channel