Alpinistët e kuptuan të parët.
Ata që ndiqnin rrugët klasikë në malet italiane të drejtuar nga Guida Dei Monti Itali, apo bibla e alpinizmit në vendin fqinj, e kishin vënë re se gjithmonë e më shumë se, shtigjet në itinerarin e tyre gjithmonë e më shumë nuk korrespondojnë me përshkrimin e bërë.
Prej një shekulli e gjysëm, që nga lindja e alpinizmit, njerëzit i kanë rrahur këto male, por tani i gjejnë të ndryshuara: akullnajat të rrudhura, shpate të tëra të shembura, toka të paqëndrueshme, blloqe të mëdha gurësh që rrokullisen papritur në lugina, deri tani fatmirësisht pa bërë viktima.
Ekspertët janë të shqetësuar: Rritja e temperaturave dhe shpejtësia e ndërrimit të cikleve të ngrirjes dhe shkrirjes së shtresave të hershme akullnajore, përbën sot kërcënimin më të madh për qëndrueshmërinë e shpateve në lartësitë mbi 2.500 metra. Me pasoja katastrofike edhe në për pjesën e poshtme, shprehen ata.
Ndryshimet, e lidhura ngushtë me ngrohjen globale, janë vërtetuar tani edhe përmes kërkimeve shkencore. Provën me të fundit e solli studimi “rritje e paqëndrueshmërisë e lidhur me efektin serë, një rast nga rajonet lindore të Alepeve Europiane” i realizuar nga “River Basin Group” , dëshmon se Alpet po thërrmohen.
Ekspertët kanë shqyrtuar ndryshimet në shpatet e maleve dhe rrëshqitjet e tokës që ndodhën në pellgun e Rio Solda, në Alta Val Venosta këto 70 vitet e fundit e konfirmuan rrezikun që po I kanoset lartësive.
Top Channel