Zjarri në qendrën tregtare/ Shefi i Zjarrfikëses: Rojen ende nuk e kemi gjetur! Kemi përforcime nga grupet e shpëtimit të minierave

25/03/2021 09:19

Kur kanë kaluar më shumë se 16 orë, nga zjarri që përfshiu një magazinë në qendrën tregtare ‘Casa Italias’, përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar enda magazinës, ende nuk është gjetur.

Shefi i Shërbimit, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje lidhur me zjarrin në magazinën te qendra tregtare.

“Kemi një zjarr shumë të rrezikshëm i shkaktuar në një magazinë në ambientet e Casa Italia, zjarri është në bodrum dhe materialet janë këpucë e veshmbathje , prandaj na e bën shumë të vështirë punën për të neutralizuar zjarrin, kemi 15 orë që po punojmë me pajisje specifike, më të dhimbshme e bën situatën dhe njoftimin që kem marrë se një punonjës ndodhet në vatrën e zjarrin, pas 3 orëve të para zjarri është eliminuar, por përbërja e magazinës na e bën të pamundur eliminimin e tymit, kemi angazhuar të gjithë personelin e bashkisë, kemi kërkuar ndihmë dhe nga kërkim shpëtimi minerave.

Dhe nga bisedat që kemi bërë me pronarët, sipërfaqja është 1000 m2 dhe është e ndarë në disa pjesë, kemi bërë kontrolle në korridor dhe nuk kemi konstatuar trupin, puna është përqendruar te magazina, ambienti ku është magazina është e pamundur që të bëhet ndërhyrje normale, ndërhyrja ka qenë nga brenda që në herën e parë, punonjësit futen grupe grupe, këto zjarre janë shumë të rrezikshme dhe po të kemi parasysh ngjarjet e kaluarakanë vazhduar për ditë të tëra, për objektin dhe zonën përrreth nuk do jetë i rrezikshëm se flakët janë ulur”, tha Goxhaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA