Zani Çaushi mbërrin në gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie

25/03/2021 13:23

Zani Çaushi ka mbërritur në dyert e gjykatës së Korçës  nën masa të rrepta sigurie.

Seanca e sotme përkon me kërkesën për lirimin me kusht që ka bërë Zani Çaushi.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa do të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar që pushoi çështjen muaj më parë nga Selaudin Pysqyli.

Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Top Channel