Landfilli i Bushatit

Një 61-vjeçare ka ndërruar jetë në në landfilldin e Bushatit pasi është aksidentuar në punë me një mjet prerës.

Gruaja Katrina Binaku 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram të Vaut të Dejës është dërguar pa shenja jete në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 dhe menjëherë kolegët e punës, e kanë dërguar 61 vjeçare  në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Viktima rezulton një nga punëtoret me të vjetra në këtë landfild dhe këtu siguronte bukën e gojës për 11 fëmijët e saj.

Binaku punonte në këtë landfild së bashku me motrën dhe vëllanë e saj të çilet kanë qenë dëshmitarë në momentin e aksidentit. Policia e Shkodrës ka shoqëruar për në komisariat punonjësit dhe drejtuesin e Landfildit duke i marrë në pyetje ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Vau i Dejës/ Shkodër

Informacion Paraprak/ Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës. Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA