Një 32-vjeçari me banim në Mamurras të Kurbinit është kapur pasi ishte shpallur në kërkim.
E.S. në janar të vitit 2021, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u arrestua R. B., 26 vjeç, banues në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në qytet Rrëshen, për motive të dobëta, ka plagosur me sende të forta shtetasin A. P.
Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në janar 2021, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Mirditës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. B., 26 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në qytet Rrëshen, për motive të dobëta, ka plagosur me sende të forta shtetasin A. P. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel