Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, pas mbërritjes së 192 mijië dozave të vaksinës Sinovac tha se objektivi përfundimtar është që brenda pranverës së ardhme të vaksinohet e gjithë popullsia e vaksinueshme në vend.

“Faktikisht kemi të kontraktuara 500 kijë vaksina Sinovac dhe kemi siguruar 1 mln. 500 mijë Pfizer të kontraktura 1 mln e 120 mijë të parapaguara me Covax. Kjo është gjithë pasqyra e përgjithshme e besoj që gjendemi në një pozicion fantastik për të realizuar objektivin më të afërt që të lehtësojmë sezonin turistik, kemi vendosur qershorin, por kemi marrë masat e të vazhdojmë që të kemi një masë kritike që të jemi më të çliruar. Objektivi përfundimtar që brenda pranverës së ardhshme që të kemi vaksinimin e të gjithë popullsisë së vaksinueshme”, tha Rama.

Top Channel