Qëlluan në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes/ Pezullohen nga puna 4 punonjësit e policisë Lezhë

25/03/2021 11:00

4 efektivë të policë Lezhë zgjodhën mënyrën e gabuar për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrasur pistoletat e tyre në ajër mbrëmjen e djeshme.

Pasi videoja nga “festa” e tyre u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e 4 efektivëve që
shfaqen në video.

Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin.

Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinore dhe SHÇBA ka nisur hetim penal ndaj tyre.

Top Channel