Peshëngritësi “kapet” me kokainë/ Përjashtohet përgjithmonë nga sport Arbër Çerçizi

25/03/2021 19:52

Dopingu godet sërish peshëngritjen shqiptare. Këtë radhë është vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes që ka zbuluar gjithçka nga kontrollet antidoping të kryera nga OKAD pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes të zhvilluar në 20-21 shkurt të këtij viti në qytetin e Durrësit.

Nga përgjigjet e marra nga këto testet rezultoi se Arbër Çerçizi doli pozitiv me substancën kokainë, ndërsa të gjithë peshëngritësit e tjerë ishin  negativë në testet e tyre antidoping.

Në këtë pikë, komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh në mënyrë të menjëhershme ditën e enjte dhe vendosi që të përjashtojë përgjithmonë nga peshëngritja sportistin e Apolonisë Arbër Çerçizi i cili rezultoi është përsëritës. Po kështu, Federata Shqiptare e peshëngritjes vendosi t’i heqë të drejtën e ushtrimit të profesionit, trajnerit të Apolonisë, Riza Fejzuallai.

Federata Shqiptare e peshëngritjes bën paralajmërimin se cilido sportist edhe ata që fitojnë medalje, do të pësojnë të njëjtin dënim nëse do të rezultojnë me doping.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA