Mbërrijnë në Rinas 192 mijë vaksina kineze, Rama: Objektiv 500 mijë qytetarë të vaksinuar brenda qershorit

25/03/2021 15:53

Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze pas marrëveshjes me kompaninë turke.

Sipas kryeministrit, Edi Rama pas marrjes së vaksinave synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve brenda muajit qershor.

“O ia dalim, o ia dalim. Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. O ia dalim, o ia dalim. Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim.  Aeroporti Nënë Tereza – Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”, për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv. OBJEKTIVI: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershorit”, thotë Rama.

Top Channel