Kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, arrestohet 41-vjeçari në Cërrik

25/03/2021 10:11

Një 41-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar urdhër ndalimi për kultivim narkotikësh në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kapën dhe ndaluan shtetasin: G. O., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel