Greqia përkujton revolucionin/ Parada dhe festime për 200-vjetorin e pavarësisë nga Turqia

25/03/2021 15:38

Dita kur Greqia feston 200 vjetorin e revolucionit te saj për pavarësi nga perandoria Otomane dhe krijimin e shtetit modern grek.

Ka filluar me ngritjen e flamurit në shkëmbin e shenjtë të Akropolit  nën prezencën  e presidentes së vendit Katerina Sakelaropoulou dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Më pas është dëgjuar himni kombëtar në ketë përvjetor madhështor por të heshtur për shkak të pandemisë që ka bërë që miliona grekë të mos marrin pjesë në festime si  dhe në paradën e zhvilluar në qendër të Athinës vetëm për një grup të vogël të ftuarish.

Televizioni shtetëror ka transmetuar pamjet kur janë vendosur kurorat tek Ushtari i Panjohur para parlamentit nga udhëheqja greke dhe qipriotë në fillim , e më pas nga princi Charles i Britanisë, kryeministri Mikhail Mishustin i Rusisë dhe ministrja e Mbrojtjes Florence Parly e Frances, përfaqësuesit e tre fuqive  që ndihmuan kombin grek në luftën për pavarësi nga Perandoria Osmane.

Kontributi i fuqive të mëdha të kohës, Francës, Anglisë dhe Rusisë në këtë revolucion  ishte i rëndësishëm .

Greqia mund të mbështetet tek miqtë e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Lidhjet midis nesh janë të forta dhe jetësore dhe bëjnë një ndryshim të thellë në prosperitetin dhe sigurinë tonë të përbashkët, ashtu si historitë tona janë të lidhura ngushtë së bashku.

Të mërkurën në mbrëmje, pas vizitës ne Galerinë Kombëtare, presidentja greke ka dhënë një pritje të veçantë në pallatin presidencial.

Revolta për pavarësinë filloi në rajonin e Manit në Peloponez në 1821 dhe vazhdoi për disa vite, por morri hov sidomos pasi flotat ushtarake të Britanisë, Rusisë dhe Francës shkatërruan anijet turko-egjiptiane në Gjirin e Navarinos dhe tre vjet më vonë në 1830, grekët fituan pavarësinë pas 400 vitesh.

Midis dhjetëra udhëheqësve të huaj edhe presidentit shqiptar Ilir Meta ka dërguar urimet më të përzemërta dhe miqësore për popullin mik dhe fqinj të Greqisë me rastin e 200 vjetorit te Revolucionit grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA