Korçë- Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Mësohet se viktima është Edmond Jonuzi, i cili vuante dënim në burgun e Drenovës.

Ai është nisur me urgjencë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, as mbërritjes në spital, mësohet se ai ka ndërruar jetë.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave. Jonuzi ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.

Jonuzi njihej si person tepër problematik nga policia, sipas burimeve është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale (vjedhje dhe plagosje). Ndërkohë mësohet se ai vuante nga epilepsia.

Top Channel