Emrat/ Tentuan të fusin heroinë në burgun e Drenovës, nën hetim dy persona
25/03/2021 12:03
5 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë është sekuestruar në burgun e Drenovës.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, më 23 mars, ku shtetasi Lorenc Cuke ka dashur të hyjë për takim në burg për t’i dërguar ushqime të dënuarit M.M.
Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë.
I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo. Të dy shtetasit janë vënë nën hetim dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel