Drama e kanalit të Suezit dhe skavatori i vogël, frymëzojnë valë ‘memesh’ qesharake në rrjet (fotot)

25/03/2021 19:47

Anija gjigande e bllokuar në kalimin e ngushtë ujor ka shkaktuar frymëzime poezie dhe reflektimi në rrjetin global të komenteve, sidomos kur në një prej ilustrimeve të krizës shihet vetëm një ekskavator i vogël që tenton zhbllokimin e anijes 200 000 tonëshe.

Si në një histori përrallash me monstra, një prej anijeve më të mëdha në botë ka bllokuar kalimin ku qarkullon 12% e tregtisë globale.

Por kriza duket se po kthehet shpejt në një eksperiencë mësimi, teksa numri i memeve për çështje ka kaluar 100,  në të cilat ndërthuren gjithashtu kritika për kufizimet e koronavirusit, çeqet e ndihmës prej $1,400 dollarë nga qeveria e SHBA apo probleme të tjera të aktualitetit botëror.

Në realitet, sot raportoheshin avancime në rivënien në lundrim të anijes, teksa komania GAC, nga Dubai tha pas informacioneve nga autoritetet vendore: “Trafiku dhe karvanet pritet të rinisin së shpejti, sapo mjeti të jetë tërhequr në një tjetër pozicion”.

Ndërsa grupi i famshëm holandez i rekuperimeve detare Braemar, tha për mediat se mund të nevojitet kohë për lëvizjen e anijes, dhe një nga mundësitë është zbrazja e ngarkesës së saj të konteinerëve.

Ne galerine e meposhtme jane disa nga memet me te spikatura per ceshtjen, sipas britanikes TheGuardian …

FOTO GALERI
1/9
"Ritmi me te cilin une kryej detyrat e mia"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA