Një burrë nga Brazili me kokën e përmbysur prej një anomalie ne lindje, është zotuar të rikthehet në fjalimet e tij frymëzuese, për të risjellë pozitivitetin pas një vit pandemie Covid-19.
44 vjeçari Claudio Vieira de Oliveira, vuan nga gjendja e rrallë e quajtur ‘arthrogriposis multiplex congenita’që shaktërron kyçet e trupit. Ai ka atrofi muskulare në këmbë, krahët i ka të ngjitur në gjoks dhe më e rënda është koka e përmbysur, e mbështetur në kurrizin e tij.
Por Oliveira nuk lë që paaftësitë e tij ta pengojnë të ndjekë pasionet dhe në dy dekadat e fundit ka punuar si folës motivimi, duke publikuar një disk me fjalimet e tij dhe një autobiografi.
I njohur nga miqtë e tij si ‘Claudinho’, Oliveira pas lindjes nuk pritej të jetonte më shumë se 24 orë.
Por ai sfidoi të gjitha shanset dhe prej moshës shtatë vjeçare ecën me gjunjtë e tij, me një mjet të posaçëm mbështetës, si dhe ka mësuar të shkruajë e të lexojë nga nëna e tij në shtëpi.
Ai jeton në shtetin verilindor brazilian Bahia, në qytezën e Monte Santo me një popullsi prej 49,278 banorësh.
Megjithse kokën e ka të përmbysur, ‘Claudinho’ çuditërisht nuk ka probleme me të shikuarit, frymëmarrjen, të ngrënin apo të pirin.
Në një intervistë me mediat braziliane ai thotë: “Nuk kam nga këto vështirësi, jeta ime është normale për mua, më vjen keq që koronavirusi na detyroi të jetojmë në karantinë.”
Artrogripoza është termi i përdorur për gjendjet e kontraktimeve të kyçeve në lindje.
Shkaku i saj është i panjohur por besohet se ka lidhje me mungesën e hapësirës në mitrën e nënës dhe mungesën e lëngut amniotik në të. Simptomat e gjendjes ndryshojnë në pacientë të ndryshëm, por në të gjitha rastet krahët e këmbët janë më të prekura. Kontrakturat e muskujve ndodhin në kuçet e duarve, në bërryl dhe në shpatullat.
Për të nuk ka kurë por ka metoda terapeutike për përmirësimin e lëvizjes në vendet e kontraktuara.
Top Channel