Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit në lokal, vihet nën hetim pronari në Vlorë

25/03/2021 10:32

Një pronar lokali në Vlorë është vënë nën hetim pasi në biznesin e tij ushtrohej e aktiviteti i jashtëligjshëm i lojërave të fatit.   

Nga policia janë sekuestruar 5 pajisje elektronike. A. K. 46-vjeç është vënë nën hetim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, procedohet penalisht poseduesi i tyre, pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari.  Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, gjatë  kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë këtë aktivitet të kundërligjshëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në lokalin e shtetasit A. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, duke fshehur edhe të ardhurat.   Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A. K., për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA