Pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në një prej minierave të Bulqizës, ku u plagos fadromisti 31-vjeçar, janë vënë nën hetim tekniku dhe brigadieri.
Ata janë A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar dhe F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ata kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar punonjësi.
31-vjeçari ndodhej në nivelin e 8 në sektorin e Qafës së Buallit, teksa punonte si fadromist është shembur një pjesë e armaturës. Ditën e djeshme ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku gjatë punës në një galeri kromi u lëndua një shtetas, janë proceduar penalisht nga Policia tekniku i sektorit dhe brigadieri i një subjekti minerar. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar). F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Top Channel