LAJM I FUNDIT/ Goditën me sende të forta punonjësit e Policisë dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 protestues
Kryeministri Edi Rama niset për një vizitë në Turqi.
Ai do të realizojë disa takime për të finalizuar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave anticovid.
Kujtojmë se ditën e sotme gjatë një vizite në Kamëz, Rama tha se do të mundësohet marrëveshja për të marrë vaksinat kineze nga një distributor turk dhe me to do të fillohet vaksinimi masiv i qytetarëve.
“E kam në majë të gjuhës lajmin po do ta mbaj dhe pak fare lajmin. Për gjyshërit dhe gjyshet që janë pika më e dobët, nisja e vaksinimit është fiksimi dhe ambicia ime për vajtjen në punë përditë. Besoj lajmi i mirë do dali më në fund edhe pak fare”, tha Rama.
Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm.
Top Channel