“Për pak më hëngre, pu pu ç’qenke ti”/ Rama në Kamëz, batutat me mësuesit

24/03/2021 14:07

Në Kamëz vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu dhe Spirpali ndoqën nga afër procesin.

Kryeministri tha se shumë shpejti fillon vaksinimi masiv për gjyshet dhe gjyshërit, ndërsa tha do presim edhe pak për lajmin e madh.

Ndërkohë ai shkëmbeu disa batuta me mësuesit, ndër tyre dhe me drejtoreshën e një shkolle.

Rama: Nga je ti?

Mësuesja: Nga Puka , por banoj në Tiranë

Rama: E pashë që për pak më hëngre dhe thashë mos, po drejtoreshë, pu pu pu po kështu u flet këtyre?

Ndërkohë ndër të tjera rama për shqetësimet e ngritura për Astrazeneca ai tha: U krijuar çik trubullirë po u sqarua, tashi të gjithë ata kryeministra po e bëjnë vetë të parët. Tani pak kujdes të gjithëve sa të krijohen antuitrupat.

Top Channel