Ngjela për vizitën e Ramës në Francë: E kanë thirrur për Kosovën se ka rënë Vuçiçi në krizë të madhe

24/03/2021 22:20

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Francë duke thënë se u thirr si ndërmjetës për Kosovën për shkak të hartës së publikuar nga Vuçiç.

Në emisionin “Open”, Ngjela tha se takimi urgjent u bë për Kosovën pasi Vuçiçi ka rënë në krizë të madhe.

Ngjela: E dini ju ç’është politika? Donin ta fusnin ndërmjetës për Kosovën. E ka thërritur për Kosovën dhe ky shkoi si mbartës. Çfarë do të thotë të të thërrasi shteti i madh europian pa agjendë, e thërriti për Kosovën.

E para se ka dalë një qeveri e re me karakter nacionalist dhe e dyta që ka rënë Vuçiçi në krizë të madhe. Ç’e dini ju Serbinë? Është pjellë direkte e Francës, edhe ne na kanë shkatërruar. Thërret Ramën dhe ky e thërret si mbartës. Shyqyr që e bënë publik.

Kjo është thembra e Akilit, të tjerat janë broçkulla. Nuk ka asnjë deklaratë për shtyp, asgjë. Pra ka qenë vetëm për Kosovën. Nuk e keni parë kërcënimin që i ka bërë Biden Vucicit? Politika shqiptare është në marramendje.

Top Channel