Ndërhyrja e ndërkombëtarëve në fushatë/ Abilekaj “dënon” komisioneren europiane: E patolerueshme!

24/03/2021 21:16

Analisti Enton Abilekaj e ka cilësuar “të patolerueshme” faktin që komisionerja europiane Mariya Gabriel u bë pjesë e një videokonferencë me kreun e PD, Lulzim Basha.

Në emisionin “Open” ku po diskutohet për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në fushatë, Abilekaj tha se çdo ndërhyrje është e padretë dhe e papranueshme në këtë moment për secilën prej palëve politike.

Abilekaj: Mendoj që është ndërhyrje dhe nëse është për shkakun se Gabriel është pjesë e një partie konservatore dhe nëse ka folur si përfaqësuese e një partie të djathtë bulgare, mund ta quaj të patolerueshëm. Por si komisionere europiane është më e pranueshme, është konferencë që ndoshta nuk ishte në dijeni si ajo e fushatës elektorale. Çdo ndërhyrje në këtë moment sigurisht që është e papranueshme, jo se kemi sovranitet të papranueshëm, por në fushatë elektorale, çdo ndërhyrje është e padrejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA