Mitingjet nuk do të lejohen/ Nuk ndryshojnë masat e kufizmit edhe për dy javë të tjera

24/03/2021 19:30

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat kufizuese për frenimin e përhapjes së virusit Covid 19 edhe për dy javë në vazhdim.

Incidenca dy javore për 100 mijë banorë është ulur dhe po kështu edhe numri i pacienteve të shtruara në spitalet Covid, por përhapja me shpejtësi e mutacioneve të Covid në vende të tjera të Europës dhe jo vetëm ka penguar komitetin për të lehtësuar masat.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Dr. Mira Rakacolli ka theksuar se për dy javë të tjera nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta dhe do të vazhdojnë të njëjtat masa.

Vaksinimi masiv i popullatës do të na conte në imunitetin e tufës dhe lehtësim të masave kufizuese. Por situata do të vlerësohet sërish pas dy javësh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA